Lajme
Varhelyi: “Ballkani i Hapur” s’është ide e SHBA-së, as e BE-së, por ka dalë nga vetë rajoni
Demokracia
12:38 | 08 Qershor 2022

Share:

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhleyi, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është iniciativë e nisur nga vetë rajoni, dhe jo nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në samitin e sotëm në Ohër, ai ka deklaruar se kjo nismë e qon Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian.

“Iniciativa “Ballkani i Hapur” nuk është vetëm e mirë, por ajo është mundësi me të cilat përballet rajoni dekada të tëra, normalisht mund të jetë mundësi edhe për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së nëse e kryejmë punën, dhe do të duhej të përshpejtojë edhe integrimin real të rajonit në BE e them këtë sepse kur flasim për aderimin në BE më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociuese, flasim për nonpaper e kështu me radhë”.

“Por të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë në BE apo për njerëzit e Ballkanit. Pyetja kyçe e qytetarëve të Ballkanit është kur do të jetojmë siç jetojnë në Evropë? Kur do t’i kemi mundësitë e njëjta ekonomike dhe shoqërore si i kanë njerëzit në BE? Integrim i vërtet fillon me ekonominë dhe shoqërinë, isha i kënaqur kur e dëgjova mini-shengen që del nga rajoni. Kjo është një arritje e rëndësishme e rajonit, sepse rajoni e bëri këtë ide, nuk ishte SHBA dhe ne, por vetë rajoni. Ata e shpikën këtë ide, të jem i drejt filluam ta shfrytëzojmë këtë ide”, ka thënë Varhleyi.

Në fjalët e tij, gjatë samitit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut, Varhelyi tha se Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë, sidomos në rrethanat aktuale, pas agresionit rus në Ukrainë.

“Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë dhe më vjen mirë që sot shohim si nënshkruhen marrëveshjet. Po ashtu i shohim rezultatet që marrëveshjet paraprake dëshmuan duke i lehtësuar jetët e njerëzve. Kjo është shumë e rëndësishme për shkak të situatës që gjendemi, në luftën në Ukrainë. Tash më shumë se kurrë duhet të punojmë bashkë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”, tha ai.

Mbështetje Ballkanit të Hapur i ofroi edhe përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por tha se i njëjti duhet t’i përfshijë gjashtë shtetet e rajonit në nivel të njëjtë.

LEXO EDHE: 

Escobar: SHBA-të mbështesin “Ballkanin e Hapur”, kjo iniciativë duhet të përfshijë 6 shtetet në nivel të njëjtë

Të ngjashme