Sport
Vardy lidhet me një kalim befasues tek klubi i njohur spanjoll pas largimit nga Leicesteri
Demokracia
17:06 | 23 Maj 2025

Share:

Legjenda e Leicester Cityt, Jamie Vardy raportohet se është lidhur me një kalim shokues në La Liga, teksa kërkimet e tij për një klub të ri po vazhdojnë.

Pas 13 vitesh në klub, Vardy njoftoi muajin e kaluar se ai do të largohet nga ‘Dhelprat’ në fund të sezonit aktual. 

Në vitin 2012, Vardy kishte nënshkruar për Leicesterin në një marrëveshje të vlefshme prej 1 milionë eurosh. 

Anglezi ia doli që ta fitojë Ligën Premier dhe FA Cup, teksa u shndërrua në lojtarin më të mirë në histori të klubit. 

Që prej se njoftimi për largimin e tij u bë i ditur, Vardy është lidhur me një sërë klubesh, duke përfshirë ato nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ai gjithashtu ka oferta edhe në Angli, ku klube si Wrexham, Wolverhampton Wanderers dhe Sheffield Wednesday kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. 

Siç ka raportuar The Sun, Valencia mund të bëjë një lëvizje për Vardyn, pasi u sugjerua se ai është një objektiv kryesor për trajnerin Carlos Coberan. 

“Ish-trajneri i West Brom dëshiron ta përdorë eksperiencën e Vardyt dhe beson se ai është ende në gjendje të shënojë gola në elitën e futbollit spanjoll”. 

“Corberan beson se Vardy ka ende shpejtësinë e duhur dhe ai përshtatet në stilin e ekipit të tij me kundërsulme”, thuhej në raportin e mediumit anglez. 

Në sezonin 2024/2025, Vardy ka arritur të shënojë 10 gola për Leicesterin, ku nëntë prej tyre kanë ardhur në Ligën Premier. 

Vikendin e kaluar, Vardy ia doli të shënojë në ndeshjen e tij të fundit për Leicesterin në fitoren me rezultat 2-0 ndaj Ipswich Town.

Të ngjashme