Sport
VAR-i po vjen edhe në Kosovë
Demokracia
16:44 | 03 Shkurt 2021

Share:

Kampionati i Kosovës në futboll dita-ditës po bëhet më interesant dhe joshës, kjo fal investimeve bukur të mëdha që po bëjnë klubet, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, një shqetësim i cili sa vjen e rritet në futbollin tonë është ndarja e drejtësisë. Klubet vazhdojnë të kenë ankesa të mëdha në adresë të këmishëzinjve duke i gjykuar për një referim të dobët, e madje nuk kanë munguar as akuzat se disa po referojnë edhe me tendencë.

Për ta ulur këtë dukuri negative, Federata e Futbollit e Kosovës është duke e shqyrtuar shumë seriozisht instalimin e sistemit VAR që do ta lehtësonte maksimalisht punën e gjyqtarëve.

“KE do të vazhdojë përpjekjet dhe përgatitjet që sa më parë të instalojë edhe sistemin VAR, që do të ishte një ndihmesë e madhe  në mbarëvajtjen e garave.

KE shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin e Bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Turqisë, si shumë të dobishëm në të gjitha fushat e  në veçanti  në përkrahje të infrastrukturës, organizimin e kampeve për të gjitha ekipet kombëtare si dhe për instalimin e sistemit VAR”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjithsesi, edhe kjo pranverë do të jetë pa VAR, me shpresë se një gjë e tillë do të mund të bëhet në kampionatin e ardhshëm, edhe pse duhet pranuar se do të jetë bukur vështirë, kjo për shkak që stadiumet tona kanë një infrastrukturë të dobët. /Demokracia.com

Të ngjashme