ShowBiz
Vanessa Hudgens konfirmon se është në lidhje dashurie
Demokracia
12:00 | 16 Shkurt 2021

Share:

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Për nder të Ditës së Shën Valentinit, aktorja 32-vjeçare, konfirmoi marrëdhënien e saj me lojtarin 24-vjeçar të MLB – duke postuar një imazh të ëmbël të çiftit që ndan një puthje në buzë, shkruan Demokracia.com.
“Jeni ju, jam unë, jemi ne. @Cotuck ❤️???”, mbishkroi ajo postimin në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CLR3B73hfMW/?utm_source=ig_web_copy_link

Ylli i Princess Switch dhe lojtari i Pittsburgh Pirates u lidhën për herë të parë në nëntor kur u panë të kapur për dore dhe duke përqafuar njëri-tjetrin gjatë një dalje në Los Angeles.

Janarin e kaluar, Hudgens u nda nga Austin Butler pas gati nëntë vitesh së bashku. /Demokracia.com/

Të ngjashme