ShowBiz
Vanessa Bryant: Përkushtimi ndaj vajzave ishte shpëtimi im
Demokracia
17:22 | 03 Mars 2021

Share:

Vanessa Bryant tregon jetën pas vdekjes së burrit dhe vajzës së saj për revistën People, në kopertinën për botimin e historisë së “Grave që ndryshuan botën” të kësaj jave.

Kanë kaluar gati 14 muaj  që kur jeta e Vanessa Bryant ndryshoi papritmas, pas vdekjes së burrit të saj Kobe Bryant dhe vajzës 13-vjeçare Gianna.

Ata humbën jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua dhe kjo ka ndikuar shumë në gjendjen emocionale të Vanessës.

“Nuk mund të them se jam e fortë çdo ditë,” tha ajo për revistën People në kopertinën e kësaj jave të botimit të ‘Grave që ndryshojnë botën’. “Nuk mund të them se nuk ka ditë kur ndihem sikur nuk mund të mbijetoj për tjetrën.”

Gjatë tërë kësaj kohe ajo punoi shumë që të merrte në dorë jetën e saj. Ajo mori përgjegjësinë e projekteve të mbetura të papërfunduara në Granity Studios, kompania multi-mediale e yllit të ndjerë që tani ajo e drejton.

Vanessa rifilloi bamirësinë jofitimprurëse të Kobe, Mamba & Mambacita Sports Foundation, për të ndihmuar në fuqizimin e vajzave të reja dhe për të siguruar mundësi të barabarta për atletët e pavlerësuar – një vizion që Kobe mbrojti prej kohësh.

“Kjo dhimbje është e paimagjinueshme por ju thjesht duhet të ngriheni dhe të ecni përpara,” thotë ajo. “Shtrirja në shtrat duke qarë nuk do të ndryshojë faktin që familja ime nuk do të jetë më e njëjta. Por, ngritja nga shtrati dhe puna do ta bëjë ditën më të mirë për vajzat e mia dhe për mua. Kështu që kjo është ajo që unë bëj ”

Ajo thotë se përkushtimi ndaj tri vajzave të saj ka qenë shpëtim për të.

“Vajzat e mija më ndimojnë që unë të buzëqeshi përmes dhimbjes”, tha ajo. “Unë dua t’i bëj Kobe, Gigi, Natalia, Bianka dhe Capri krenarë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme