Lajme
Vandalizëm në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, shefi i asamblistëve të VV’së “shkoq” mikrofonin e Kryesuesit
Demokracia
11:49 | 09 Dhjetor 2024

Share:

Një sjellje vandaliste ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla në një video të publikuar, shihet duke demoluar pajisjet në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në seancën e sotme, u votua Buxhetin për vitin 2025 ku i pranishëm ishte edhe Përparim Rama.

Për këtë ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili e cila ka thënë se kjo është fytyra e VV-së.

“SHKATËRRIM; DEMOLIM; DHUNË! FYTYRA E LËVIZJES VETËVENDOSJE Asgjë e re! Këta veç për shtet s’e kanë, as s’e paskan pasur kurrë”, ka kshkruar Kica në Facebook.

/Reporteri.net/

Të ngjashme