Sport
Van de Beek kërkon largimin nga United, gjiganti italian “fërkon duart”
Demokracia
14:39 | 20 Shtator 2021

Share:

Donny van de Beek është një nga lojtarët që pritet të largohet nga Manchester Unitedi.

Reprezentuesi i Holandës nuk është në planet e trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, njoftojnë mediat në ishull, përcjell Demokracia.com.

Interesim për 24-vjeçarin ka shprehur kampioni i Italisë, Interi që ka kërkuar huazimin e tij me të drejtë blerjeje.

Madje, “Neurazzurët” kanë filluar të punojnë në këtë drejtim që transferimi të kompletohet në afatin e janarit.

Van de Beek iu bashkua Manchester Unitedit në ditët e fundit të merkatos verore në vitin 2020.

Kontrata e holandezit me “Djajtë e Kuq” skadon në vitin 2025. /Demokracia.com

Të ngjashme