Sport
Van Bommel: Mujës i duhet edhe pak kohë tek Antwerp, do jetë gati së shpejti
Demokracia
15:48 | 10 Gusht 2022

Share:

Kryetrajneri i Royal Antwerp, Mark van Bommel ka thënë se futbollistit kosovar, Arbnor Mujës i duhet edhe pak kohë të jetë i gatshëm për skuadrën.

Arbnor Muja u transferua vetëm pak kohë më parë te ekipi belg nga Drita e Gjilanit dhe se ai tanimë i është bashkuar bashkëlojtarëve të rinj në stërvitje.

“Do të doja që Muja, Ekkelenkamp dhe Avila t’i luanin disa minuta, por ata ende nuk kanë të drejtë të luajnë në Evropë. Muja ende nuk e ka përfunduar një stërvitje të plotë me grupin dhe i duhet edhe pak kohë që të jetë gati”, ka thënë Van Bommel në konferencë për media para takimit me Lillestrom në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, njoftojnë mediat belge, transmeton Demokracia.com.

“Ne luajmë aq shumë ndeshje, saqë është e pamundur të organizojmë miqësore për lojtarët e rinj që të kenë minuta. Muja nuk është larg me minuta dhe besoj se së shpejti do të jetë i gatshëm”, shtoi ai.

Van Bommel mund t’i jap hapësirë dhe minuta Mujës në ndeshjen e fundjavës kur Antwerp luan ndaj Eupenit në kampionatin elitar belg./Demokracia.com/

Të ngjashme