Gazetari Valon Syla është deklaruar rreth zhvillimeve më të fundit politike, ku momentalisht OJQ-ja gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung në bashkëpunim me Institutin Europian për Paqe është duke e paraqitur Draftin e Asociacionit.
Syla, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se ai e ka përdorur “Zajednicën” vetëm për ta siguruar pushtetin.
“Ai se ka gajle që e humbim kohë (se ka gajle që koha nuk kthehet e as nuk blehet), izolohemi, i humbim donacionet (në kohën më të vështirë fianciare), mbështetjen ndërkombëtare (që e merr Serbia dhe Vučići në vend të tij dhe tonin) dhe liberalizimin e vizave (që na ngulfatë edhe më tej)”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: