Lajme
Valon Syla: Qeveria e ka humbë topin
Demokracia
21:29 | 03 Tetor 2022

Share:

Analisti Valon Syla ka komentuar videon e publikuar sot nga Vetëvendosje, ku sulmohen figurat që kanë qenë në pushtet më herët.

Ai në “Pressing” të T7 tha se VV e ka humbur topin në lojën e tyre.

“E kanë hup topin në lojën e tyre. Ky është një diskurs i Vetëvendosjes në opozitë, ku në këtë stil Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka sulmu shtetin dhe ka pasë një taktikë antishtet dhe në momentin që kanë mbrri në pushtet, e po shohim në Qeveri ku nuk po e dimë cila është agjenda, cili është plani. Qe edhe video tha ‘do të merremi me energji’, shkuan dy vjet. Pra nga një politikë e Albin Kurtit anishtet, po krijohet një politikë pro pushtetit dhe këtë po e bën ma zi se ta kishin planifiku serbët, për shembull, për njerëzit në Hagë, thotë njeri. E dyta këtu ka shumë rrena”, tha Syla.

Të ngjashme