ShowBiz
Valon Maloku: Portalet e rritën sulmin me këpucë, ishte me papuqe
Demokracia
07:06 | 16 Shtator 2022

Share:

Autori i shout televiziv “It’s My Home”, Valon Maloku ka thënë se mediat e kanë rritur incidentin e dhunës brenda shout, kur njëri prej banorëve sulmon me sandale një banore tjetër.

Ai ka thënë se mediat e kanë rritur incidentin, duke raportuar se banorja është sulmuar me këpucë.

“Portalet e kanë rritë sulmin me papuqe, duke raportuar që e ka sulmuar me këpucë”, ka thënë Maloku në Kanal10.

Ndryshe, KPM ka vendosur që ta ndalojë transmetimin televiziv të këtij shou, mirëpo i njëjti po vazhdo të shfaqet në platformën Youtube.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës tashmë kanë hapur rast dhe po e hetojnë incidentin e djeshëm, megjithatë që nga dje janë raportuar edhe shumë skena me gjuhë të urrejtjes nga i njëjti shou.

Të ngjashme
ShowBiz • 25 Maj 2025