Sport
Valon Hamdiu bën hapin e madh në karrierë, transferohet në Superligën e Zvicrës
Demokracia
16:11 | 24 Qershor 2023

Share:

Valon Hamdiu është larguar nga Challange League (nivel i dytë i garave në Zvicër) për tu transferuar në elitën e futbollit zviceran.

Mesfushori kosovar pas tre viteve te Schaffhausen është larguar nga kjo skuadër dhe është bashkuar me skuadrën më të re të Superligës, Stade-Lausanne Ouchy.

25-vjeçari i cili ka luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës U21, këtë edicion ka qenë ndër futbollistët kryesorë te Schaffhausen, duke zhvilluar 29 ndeshje teksa ka realizuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Hamdiu tanimë është prezantuar me fanellën e skuadrës së re, por nuk janë dhënë detaje për kontratën e mesfushorit mbrojtës me Stade Lausanne Ouchy.

Klubi i ri i ka uruar mirëseardhje Hamdiut, teksa shpreson që t’i arrijnë së bashku objektivat e vendosura para fillimit të sezonit.

Mesfushori defensivë e ka nisur karrierë te të rinjtë e St GAllen, derisa ka luajtur edhe për skuadrat si Wil 1900 dhe Winterthur.

Për Hamdiun kjo është hera e parë që do të jetë pjesë e një skaudre që bën gara në elitën e futbollit zviceran. /Telegrafi/

Të ngjashme