Sport
Valon Berisha pëson lëndim, largohet vetëm pas tetë minutave lojë
Demokracia
20:45 | 22 Shtator 2021

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka pësuar një lëndim gjatë takimit të Reims kundër Lille.

Mesfushori kosovar ndonëse startoi nga fillimi u desh ta lëshonte fushën vetëm pas tetë minutave lojë, shkruan Demokracia.com.

Në vend të tij hyri sulmuesi francez, Hugo Ekitike.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të lojtarit kosovar, por në rast të ndonjë lëndimi më serioz mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e muajit tetor në kualifikimet për Kupën e Botës.

Momentalisht po rrjedhë minuta e 85-të dhe rezultati është 2-1 për kampionët në fuqi të Francës, Lille. /Demokracia.com

Të ngjashme