Sport
Valon Berisha, “luani i Kosovës”
Demokracia
11:10 | 03 Shtator 2021

Share:

Kosova dje mori një fitore të madhe ndaj Gjeorgjisë në kuadër të ndeshjes së tretë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Dardanët triumfuan me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Vedat Muriqi, shkruan Demokracia.com.

Kosova në ndeshjet e fundit nuk ishte se ka pasur momente të mira duke ngritur kështu dyshime brenda grupit, andaj ndeshje e djeshme ishte shumë e rëndësishme për t’u fituar pasi ndikonte edhe në rikthimin e besimit, gjë e cila bëri që Dardanët të mos kursejnë asgjë për të marrë pikë.

Sesa vlerë dhe peshë kishte kjo ndeshje dëshmon lufta e madhe e Valon Berishës në mesfushë, i cili ishte i gatshëm në mbrojtje të skuadrës në çdo aspekt, madje edhe në një moment tensioni kur gjeorgjianët rrethuan Lirim Kastratin, Berisha i doli në ndihmë skuadrës duke dëshmuar sesa të bashkuar janë.

Kjo gjë më së miri shihet në një fotografi të postuar nga vet Berisha i cili shkuan se janë ekip qw nuk ndahen kurrë. /Demokracia.com

Të ngjashme