Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka luajtur në pjesën e dytë në fitoren e skuadrës së tij.
Reimsi arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Rennes me rezultat të pastër 0-2, shkruan Demokracia.com.
Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, vetëm dy minuta pasi Remsi kishte shënuar edhe golin e dytë.
Kjo ishte fitorja e parë e Reimsit në Francë që prej muajit mars.
Pjesë e Reimsit është edhe Arbër Zeneli, që nuk u inkuadrua për shkak të lëndimit në gju. /Demokracia.com