Sport
Valmir Veliu, “Ylli i Javës” së 21-të në Superligë
Demokracia
14:06 | 28 Shkurt 2022

Share:

Valmir Veliu ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në xhiron e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll të dhuruar nga FFK-ja me sponsorin, BKT.

Sulmuesi anësor i llapjanëve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Malishevës, me rezultat 3:0, shkruan Demokracia.com.

Ai shënoi dy gola në këtë ndeshje duke qenë më i merituari për fitoren e 11-të të skuadrës së tij në këtë edicion.

Për Valmir Veliun kjo është hera e dytë në këtë edicion që shpallet “Ylli i Javës”, pasi këtë çmim e kishte fituar edhe në javën e 10-të, kur po ashtu kishte shënuar dy gola.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Llapi, Valmir Veliu e ndau Ferat Klisurica, senior specialisht në BKT. /Demokracia.com/

Të ngjashme