Sport
Valmir Veliu titullar në ndeshjen e parë miqësore me Gaziantep
Demokracia
15:06 | 30 Qershor 2022

Share:

Valmir Veliu e ka fituar besimin e trajnerit të Gaziantep në ndeshjen miqësore kundër Hermannstadt.

Gaziantep dhe Hermannstadt do të përballen në ndeshje kontrolluese me fillim nga ora 16:30, shkruan Demokracia.com.

Valmir Veliu u transferua te klubi turk ditë më parë nga Llapi teksa menjëherë do të aktivizohet nga minuta e parë.

Sulmuesi i krahut u vlerësua lart nga klubi i Superligës së Turqisë në zyrtarizimin e tyre.

Valmir Veliu ishte pjesë e Llapit për disa vite me llapjanët që fituan 180 mijë euro nga transferimi i tij në Turqi.

Formacioni startues i Gaziantep: Bozan, Pehlivan, Alin, Kitsiou, Niyaz, Merkel, Kuzucu, Veliu, Soyalp, Borven./Demokracia.com/

Të ngjashme