Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë të ditur se KQZ-ja sot gjatë orës 17:30 do të marrë vendimin për procesin e certifikimit të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo ka shtuar se se deri atëherë do të jenë gati dokumentet shtesë që kanë kërkuar, shkruan Demokracia.com
Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC) i kanë dërguar një rekomandim KQZ’së për të certifikuar listat e partive politike ashtu siç janë.
Sidoqoftë, Daka të njëjtin rekomandim e ka quajtur si shumë të paqartë./Demokracia.com