Lajme
Vaksinohet babai i Mimoza Kusari-Lila
Demokracia
16:37 | 11 Prill 2021

Share:

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka njoftuar se është vaksinuar babai i saj 81 vjeçar. 

Mimoza Kusari – Lila, shefja e Grupit Parlamentar VV-, përmes një postimi Facebook ka njoftuar se babai i saj 81 vjeçar është vaksinuar sot me vaksinën Astra Zeneca. 

Sot, Babi u kthye në spital ta marrë vaksinën që do të duhej t’ia lehtësonte pleqërinë dhe ta shpëtonte nga virusi që po merr jetë pa dallim moshe dhe gjinie.  Erdhi radha e tij si 81 vjeçar të vaksinohet ashtu si do të duhej të vaksinoheshin të gjithë pa asnjë hezitim dhe frikë nga ajo që është i vetmi shpëtim nga pandemia”, ka shkruar Kusari – Lila në Facebook.

Postimi i plotë: 

Arsyeja pse gjithmonë me dashuri dhe respekt i shikoja mantelbardhët ishte se ishim rritur nga një mantelbardhë, Babi pneumoftiziolog Adem Kusari.  

Spitalin asnjëherë nuk e kam shikuar me frikë sikur e kanë fëmijët zakon, por me admirim dhe vlerësim për punën që bëhet aty. 

Sot si asnjëherë më parë në historinë tonë të re, beteja për jetën dhe shëndetin zhvillohet nën ngarkesën dhe kufizimin e madh aty ku Babi e kaloi jetën e tij, në spitalet anë e mbanë vendit dhe në tërë botën.  

Sot, Babi u kthye në spital ta marrë vaksinën që do të duhej t’ia lehtësonte pleqërinë dhe ta shpëtonte nga virusi që po merr jetë pa dallim moshe dhe gjinie. 

Erdhi radha e tij si 81 vjeçar të vaksinohet ashtu si do të duhej të vaksinoheshin të gjithë pa asnjë hezitim dhe frikë nga ajo që është i vetmi shpëtim nga pandemia.  

#vaksinohu #AntiCovid19.

Arsyeja pse gjithmonë me dashuri dhe respekt i shikoja mantelbardhët ishte se ishim rritur nga një mantelbardhë, Babi…

Posted by Mimoza Kusari on Sunday, April 11, 2021

 

Kujtojmë se Kosova ka pranuar kontigjentin e parë vaksinave 28 mars, një numër prej 24 mijë dozash./Demokracia/

Të ngjashme