Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20 mijë e 675 qytet ararë kundër COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion 110 mijë e 286 doza të vaksinës, përcjell Demokracia.com.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës. Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, thuhet në njoftim
MSH ka njoftuar po ashtu se në total numri i rasteve aktive është 13 mijë e 473./Demokracia.com./