Lajme
Vaksinohen afganët në kampin “Bondsteel”
Demokracia
12:25 | 22 Shkurt 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë të premten e kaluar ka vaksinuar afganët e strehuar në kampin “Liya” në Bondsteel.

Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Nga kjo ambasadë është thënë se me vaksinimin e tyre i sjell ata më afër plotësimit të kërkesave për zhvendosjen, ndërsa ka falënderuar Kosovën për bujarinë dhe mikpritjen.

“Të premten, një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë vaksinoi afganët e pritur përkohësisht në Liya/Bondsteel, duke i sjellë ata një hap më afër plotësimit të kërkesave për udhëtimin dhe zhvendosjen e tyre eventuale në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj!”, thuhet në shkrimin e Ambasadës në Twitter.

Të ngjashme