Lajme
Vaksinat anti-COVID pritet që sot të vijnë në Kosovë
Demokracia
09:37 | 28 Mars 2021

Share:

Sot, pritet të vijnë dozat e para të vaksinave anti-COVID në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europë, Hans Kluge, shkruan Demokracia.com.

Kluge përmes një komenti në rrjetin social “Twitter” ka shkruar më 27 mars, se nesër do të vijnë vaksinat në Kosovë.

Vaksinat që pritet të vijë në Kosovës janë AstraZeneca dhe kjo kompani ka premtuar 100 mijë vaksina për vendin.

Kujtojmë se Kosova është vendi i vetëm në Europë që nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinave, që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19.

Deri më sot në Kosovës janë regjistruar 87 mijë e 67 raste pozitive nga 410 mijë e 169 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 830 raste të vdekjes./Demokracia.com/

Të ngjashme