Lajme
Vaksina kundër gripit sezonal nga nesër në dispozicion në Kosovë
Demokracia
15:03 | 30 Tetor 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin vaksinën kundër gripit sezonal.

Në një njoftim të publikuar në “Facebook”, ministria informon se nga dita e hënë, 31 tetor do të mund të merren vaksinat kundër gripit kudo në Kosovë.

Mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal.

“Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit. Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar. Disa nga të njëjtat grupe janë gjithashtu në rrezik të lartë të komplikimeve edhe nga COVID-19. Prandaj, u rekomandohet qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal dhe gjithashtu të marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19″, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Nga e hëna, 31 tetor 2022, vaksina kundër Gripit kudo në Kosovë.

Të ngjashme