Sport
Vaki kosovare: Simonovski e fitoi epitetin “Ylli i Javës” nga FFK dhe BKT, pasi nuk shkoi për të marrë atë, çmimit iu gëzua Ermal Krasniqi
Demokracia
17:47 | 02 Nëntor 2021

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVEëS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Zëri” mëson se epiteti i futbollistit më të mirë për xhiron e 11 i takoi sulmuesit të Dritës, Marko Simonovski, gjithsesi, çmimit në fund iu gëzuar Ermal Krasniqi i Ballkanit.

Marko Simonovski ishte hero i Dritës në xhiron e 11 duke shënuar një gol dhe asistuar në një tjetër në fitoren e Dritës ndaj Llapit në udhëtim me rezultat 3:1.

Ai është ftuar që ta marrë çmimin, por për arsye personale nuk ka mundur që të shkojë.

Në fund, FFK së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova vendosen që t’ia ndajnë çmimin Ermal Krasniqit të Ballkanit, i cili në atë xhiro ndaj Prishtinës, dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj kampionit në fuqi FC Prishtina, me një gol dhe një asistim në fitoren e suharekasve me rezultat 2:0.

Se çmimin e kishte fituar si fillim Marko Simonovski, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

“Marko është zgjedhur lojtari i javës. Është e vërtet se e kanë ftuar Federata, por ai nuk ka shkuar për arsye personale, nuk e di se pse nuk ka shkuar”, ka thënë Valon Zymberi për Zeri.info.

FFK me këtë rast nuk ka njoftuar se Marko Simonovski e ka merituar këtë çmim, duke e mbyllur këtë “histori” me Ermal Krasniqin. /Demokracia.com

Të ngjashme