ShowBiz
Vajzat e Big Brother VIP Albania argëtojnë banorët të veshura me kostume braziliane dhe vallëzime provokuese
Demokracia
10:13 | 07 Janar 2023

Share:

Gjatë ditës së djeshme (e premte) “Vëllai i Madh” u dha një detyrë banorëve të Big Brother VIP Albania.

Ata do të argëtoheshin me muzikë latine por që fillimisht duhet edhe të përgatiteshin për festë duke veshur kostume adekuate për festën.

Banorët meshkuj zgjodhën pantallona dhe pantallona teksa vajzat dukeshin provokuese në kostumet braziliane me pupla që përbëheshin nga të brendshme që ekspozonin pjesë më të madhe të trupit.

Foto: Screenshot/ Big Brother VIP Albania

Pas përgatitjeve nuk ka munguar as muzika latine nënë ritmin e të cilës vajzat nuk i lanë anash vallëzimet provokuese dhe ‘twerk’.

Foto: Screenshot/ Big Brother VIP Albania

Kejvina dhe Mikela me lëvizjet sensuale u kujdesën që të dhuronin ‘show’ për banorët duke mos hezituar t’i ngacmonin dhe tu vallëzonin në prehër.

Ndërkohë kanë vazhduar dinamikat e tjera në shtëpinë e famshme me shumë diskutime dhe debate mes banorëve.

Theksojmë që këtë javë në nominim janë të gjithë banorët dhe njëri prej tyre pritet të largohet sonte (e shtunë).

Të ngjashme