ShowBiz
Vajza e Willis ka treguar si duket jeta private e aktorit pas diagnozës
Demokracia
22:30 | 21 Gusht 2023

Share:

Vajza e Bruce Willis, Tallulah, ka folur për jetën private të yllit hollivudian pas diagnozës së demencës dhe ka treguar se si i kalon ditët në shtëpi.

Ylli i filmave aksion po lufton me demencën frontotemporale, ndërsa familja e tij ka njoftuar se 68-vjeçari është tërhequr nga karriera e tij e gjatë.

Duke i mbajtur fansat të përditësuar për gjendjen e Willis, vajza e tij shpjegoi se ai ishte në gjendje ta njihte, kur ajo i shkoi për vizitë.

Aktorja foli për revistën Vogue dhe ndau detaje rreth babait të saj dhe gjendjes së tij.

“Këto ditë, mund ta gjesh me siguri babin tim në katin e parë të shtëpisë, diku në kuzhinën e madhe të hapur, dhomën e ngrënies dhe ndenjës, ose në zyrën e tij. Për fat të mirë, demenca nuk ka ndikuar në lëvizshmërinë e tij. Ajo zyrë ka qenë gjithmonë një lloj dritareje për gjërat që më së shumti i kanë interesuar në secilin moment”, ka thënë Tallulah.

Ajo ka treguar gjithashtu se aktori ka lëshuar vazhdimisht muzikë dhe se dhoma ishte e mbushur me gjëra që i kishte mbledhur ndër vite.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by tallulah (@buuski)

Të ngjashme