ShowBiz
Vajza e Trumpit ia besoi Fadil Berishës fotosesionin e shtatzënisë
Demokracia
20:44 | 04 Maj 2025

Share:

Tiffany Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Michael Boulos, dhe këtë kapitull të ri të jetës e ka përjetësuar me një fotosesion mbresëlënës që tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Bukuroshja Trump ka zgjedhur të ndajë emocionet dhe ndjesitë e saj të shtatzënisë përmes një seti fotografik të realizuar fotografi shqiptar Fadil Berisha.

Kjo u bë e ditur nga vetë Berisha përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram.

Në imazhet e publikuara, Tiffany shfaqet me një fustan të gjatë rozë pastel, që thekson me delikatesë bukurinë natyrale të saj dhe barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

Eleganca, butësia dhe ndjenja e nënës së ardhshme janë kapur mjeshtërisht nga objektivi i Berishës, i cili edhe kësaj here ka dëshmuar talentin dhe përvojën e tij të jashtëzakonshme në fushën e fotografisë.

Fadil Berisha, është i njohur për bashkëpunimet me figura botërore të modës dhe artit.

Ky fotosesion nuk është vetëm një koleksion imazhesh – është një përshkrim vizual i një udhëtimi emocional, për Tiffany Trump.

Projekt i përbashkët i jep edhe njëherë jehonë përfshirjes së shqiptarëve në skenën globale të artit dhe kulturës, duke treguar se talenti nuk njeh kufij. /Telegrafi/

Të ngjashme