Lajme
Vajza e rrah dhe kërcënon nënën e saj
Demokracia
09:39 | 26 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Mitrovicën jugore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicën jugore, pasi që e njëjta kishte kërcënuar dhe rrahur nënën e saj, shkruan Dmeokracia.com.

Siç njofton policia, fatmirësisht nuk ka të lënduar, përderisa e dyshuara, në këtë rast vajza, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme