COVID-19KosovaSot:106Të gjitha:229,571|Bota 554,457,074
Lajme
Vajza e Putinit dhe Zelensky kanë një fëmijë së bashku
Demokracia
17:36 | 19 Maj 2022

Share:

Mediat e huaja shkruajnë se Katerina Vladimirovna Tikhonova, vajza e Vladimir Putinit, është në një lidhje me një balerin që ndan mbiemrin me presidentin ukrainas.

35-vjeçarja dyshohet se është në një lidhje me Igor Zelenskyn, një balerin dhe regjisor i cili deri vonë drejtoi Baletin Shtetëror Bavarez. Informacioni u konfirmua nga burime të gazetës së pavarur ruse “IStories” dhe gjermane “Der Spiegel”, transmeton Demokracia.com.

Para kësaj, Katerina, të cilën Putini e ka me ish-zonjën e parë të Kremlinit, Lyudmila Alexandrovna Ocheretnaya, ishte martuar me miliarderin më të ri rus Kirill Shamalov. Ajo u divorcua nga ai rreth vitit 2017, kur filloi një lidhje me një balerin, i cili gjithashtu ishte i martuar më par dhe ka dy vajza dhe një djalë, me koreografen Jana Serebrjakova.

Burimet pohojnë se Katerina udhëtonte rregullisht drejt Munihut për të qenë me balerinin dhe deri këtë vit dyshohet se ka jetuar atje me të.

“IStories” i mbështet pretendimet me dokumente që vërtetojnë fluturimet në të cilat ishin Tikhonov, Zelensky, fëmija, dadot dhe truprojat. Nga viti 2017 deri në vitin 2019, raportohet se ka pasur më shumë se 50 fluturime të tilla.

Dokumentet ishin në emailet e shërbimit të sigurisë së Putinit, por edhe të truprojës personale të Katerinës, shkruan “IStories”.

Igor Zelensky, i cili ka lindur një rus, por është me rrënjë gjeorgjiane, nuk besohet të ketë lidhje me presidentin ukrainas Vladimir Zelensky. Ai u largua nga Baleti Shtetëror Bavarez muajin e kaluar pasi refuzoi të dënonte luftën e përgjakshme të Putinit në Ukrainë. /Demokracia.com/

Të ngjashme