Lajme
Vajza e Jakup Krasniqit: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja
Demokracia
17:58 | 03 Prill 2023

Share:

Të hënën ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë në mesin e tyre edhe ndaj Jakup Krasniqit.

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka shkruar një postim në rrjetin social “Facebook”, duke ia kushtuar disa fjalë babait të saj.

“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime. Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme e UÇK-së”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë.

Jetofsh gjatë, dashnia ime.

Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme e UÇK-se!

Të ngjashme