ShowBiz
Vajza e heroit Hysen Zogjani vjen me një këngë të re për pavarësinë dhe krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë
Demokracia
18:33 | 16 Shkurt 2024

Share:

Këngëtarja Arbnore Zogjani, ka sjellë këngën më të re dedikim për Pavarësinë e Kosovës, luftën e UÇK-së dhe dëshmorët.

“Kosovë të qofsha falë” tregon një rrugëtim që ka pasur Kosova, por shfaq edhe mungesën e krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Këngëtarja Arbnore Zogjani njihet për dedikime emocionale për luftën e UÇK-së.

Zogjani, e cila është vajza e dëshmorit Hysen Zogjani, sikur në çdo ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, sot më 16 shkurt, një ditë para festës së Pavarësisë së Kosovës ka publikuar këngën e re të saj,  me tekst dhe muzikë Arsim Bunjaku,  Orkestrimi: Duo Bass Records me gitarë Astrit Stafai dhe realizim të klipit TIKTAK video

Të ngjashme