ShowBiz
Vajza e Ben Affleck zbulon se pati një debat me nënën e saj gjatë zjarrit në Los Angeles – kritikoi sjelljen e të pasurve
Demokracia
08:21 | 27 Maj 2025

Share:

Vajza më e madhe e aktorëve, Ben Affleck dhe Jennifer Garner, Violet, zbuloi së fundmi se pati një debat me nënën e saj në një dhomë hoteli gjatë zjarreve katastrofike në Los Angeles.

Konkretisht, ata hynë në diskutim rreth ndryshimeve klimatike pasi iu desh të largoheshin nga shtëpia e tyre për shkak të zjarreve shkatërruese që përfshinë Los Angelesin në janar të këtij viti.

“I kalova zjarret e janarit në Los Angeles duke u grindur me nënën time në një dhomë hoteli”, shkroi Violet.

Violet Affleck dhe Jennifer Garner (Foto: EPA-EFE)

Ajo kritikoi sjelljen e “qytetarëve të pasur” duke i përmendur ata si fajtorët e krizës klimatike.

Garner u habit nga përmasat e zjarrit në lagjen ku ajo rriti fëmijët e saj, dhe Violet u habit gjendej në pozitë të tillë.

“Si dikush i lindur dhe i rritur në Los Angeles dhe një anëtar i Gjeneratës Z i ndërgjegjshëm për klimën, pyetja ime nuk ishte kurrë nëse Palisades do të digjej, por kur. Ndërsa bisedoja me të rriturit në hotelin ku ishim strehuar nga tymi, kuptova se mendimi im nuk ishte i zakonshëm. Njerëzit po flisnin për sa kohë do të zgjaste restaurimi, sa do të kushtonte dhe sa tragjikisht e çuditshme ishte e gjithë situata”, shpjegoi ajo.

Ben Affleck ka mbetur në marrëdhënie të mira me ish-gruan e tij Garner, me të cilën ka tre fëmijë, dhe në fillim të këtij viti ai zyrtarisht u divorcua nga Jennifer Lopez, me të cilën ishte i martuar për më shumë se dy vjet.

Të ngjashme