ShowBiz
Vajza e Albin Kurtit një hap me modën, vesh fustanin më trendi të momentit
Demokracia
20:06 | 16 Korrik 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me gruan dhe vajzën janë shfaqur sot në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, ku vëmendjen më të madhe e ka rrëmbyer vajza e kryeministrit e cila veshi fustanin më trendi të momentit.

Ngjyrë rozë e i mbushur me dredhëza vizulluese, fustani nga stilistja Lirika Matoshi është veshur nga shumë vajza në botë, shkruan Demokracia.com.

Dhe nëse ju intereson të dini sa kushton ky fustan, ai nuk është aspak i lirë.

Një fustan i tillë kushton 490 dollarë.

Kujtojmë se Kurti udhëtoi sot për në Kanë, për të marrë pjesë në Festivalin e Kanës ku dy filma kosovarë patën premierën botërore. /Demokracia.com/

Të ngjashme