Lajme
Vajza alivanoset pasi e largon babai nga shtëpia, dërgohet në polici burri nga Drenasi
Demokracia
10:22 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari nga fshati Gllogoc i Drenasit i cili ka larguar nga shtëpia vajzën e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person është dërguar në stacionin e policisë pasi ka larguar vajzën nga shtëpia, e cila nga shqetësimi është alivanosur dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, përcjell Demokracia.com

‘’Gllogoc 07.12.2021 – 16:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka larguar nga shtëpia vajzën e tij viktimën femër kosovare, e cila nga shqetësimi është alivanosur dhe ka pranuar tretman në QKMF’’, thuhet në raportin 24 orësh.

Ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme