Pas dy viteve në Budapest, Uzuni u largua tek Granada me një titull kampion të fituar.
Ai debutoi në fazën e grupeve të Champions Leagues dhe poashtu edhe në fazën e grupeve të Europa Leagues.
Në një intervistë për Albeu, Myrto ka treguar detaje nga transferimi dhe për përshtatjen e tij në Spanjë.
1-Përse zgjodhet Granadën? Çfarë ju shtyhu?
“Kam pas oferta shumë në klube po skanë qënë të kenaqshme për klubin. Oferta më e lartë ka qënë nga Copenaghen, Fulham dhe Granada. Isha gati për të ik në Copenaghen, po diten e fundit ndryshova pasi Granada paguajti shumën të cilën Ferencvaros kërkoj”.
2-Nëse i shenoni Realit në Bernabeu, kujt do ja dedikoni golin e parë?
“Nëse shënoj normal ja dedikoj gjithë njerëzve që më kanë ndejt pranë”.
3-Si është atmosfera në Spanjë? A jeni përshtatur me shokët e ekipit?
“Atmosfera është shumë e mirë, dhe ritmi këtu është shumë i lartë”.
4-Sa gola premton Uzuni deri në fund të sezonit?
“Gola nuk është që e njof shumë kampionatin po uroj të shënoj sa më shumë”.
5-Çfarë do ju mungoje më shumë te Ferencvaros?
“Nga Ferencavaros do më mungoj qyteti dhe dashuria e tifozëve që më jepnin në stadium dhe jashtë fushe”.
6-Nëse e keni ndjekur Kategorinë Superiore, mendoni se Laçi ka shanse për titull këtë sezon?
“E kam ndjek dhe Laçi i mendoj se është nga ekipet e vetme që rivalizon Tiranën”.
“Ka qënë 1 ëndërr e imja që në fëmijëri të luaj në La Liga pasi jam rritur duke parë Ronaldon dhe Messin”.
“Nëse shënoj normal ja dedikoj gjithë njerëzve që më kanë ndejt pranë. Atmosfera është shumë e mirë, dhe ritmi, shumë i lartë”.