Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka realizuar plot gjashtë gola në fitoren e Ferencvarosit.
Kampionët hungarez fituan 9-0 ndaj Hatvanit në Kupë, ndërsa pjesën më të madhe të golave e shënoi sulmuesi shqiptar, shkruan Demokracia.com.
Serinë e golave Uzuni e nisi në minutën e 34-të, për ta dyfishuar më pas në të 40-tën e 50-tën.
Vetëm nëntë minuta më vonë ai realizoi “pokerin”, ndërkaq dy golat e fundit i realizoi në minutat 77-të dhe 82-të. /Demokracia.com