Sport
Uzuni shënon super-gol ndaj Villarrealit
Demokracia
16:55 | 05 Shkurt 2023

Share:

Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist për Granadën në La Liga 2, kësaj radhe duke shënuar një supergol kundër Villarreal B.

Në minutën e 28’, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, lëshoi një predhë nga jashtë zone, e cila përfundoi mrekullisht në rrjetë, me portierin e vendasve që nuk mund t’i bënte dot asgjë për ta ndaluar.

Ky është goli i 15-të i Myrto Uzunit në La Liga 2 me Granadën, duke vazhduar të jetë golashënuesi më i mirë në kampionat.

Mediat spanjolle raportojnë se gjate merkatos Brentford dhe Leeds janë interesuar nga Premier League për Uzunin, ndërsa Galatasaray e ka kërkuar në Turqi.

Këta të fundit kërkonin të propozonin një shifër shumë herë më të vogël se kartoni i Uzunit. Megjithatë në Spanjë janë të sigurt se Myrto Uzuni dëshiron të vazhdojë te Granada dhe të kthehet në La Liga, të paktën deri në verë.

Uzuni shtoi dy gola të tjerë në statistikat e tij me Granadën për këtë sezon. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren skuadrës së tij kundër Andorrës, por golat nuk ishin e vetmja temë diskutimi rreth tij.

Të ngjashme