Sport
Uzuni:  Izraeli më i fortë se Islanda, fitorja objektivi i vetëm drejt kualifikimit
Demokracia
14:05 | 08 Qershor 2022

Share:

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka folur në konferencën për shtyp që skuadra ka zhvilluar në prag të sfidës ndaj Izraelit.

Ai ka folur lidhur me ndeshjen e radhës dhe pritshmëritë ndaj saj, ku ka theksuar se objektivi i ekipit është fitorja dhe kualifikimi.

Riaftësimi pas dëmtimit?

Kam pasur një shqetësim në kavilje kur isha te Granada, dhe e lëndova serish me Kombëtaren. Tani jam mirë, ndihem gati për të luajtur.

Çfarë duhet të ndryshojë pas ndeshjes me Islandën?

Duhet bërë gjithçka që duhet që Kombëtarja të fitojë, edhe pse barazuam me Islandën jemi ende në garë për vendin e pare nëse marrim maksimumin në ndeshjet e tjera. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025