Ferencvaroshi ka bërë një hap prapa në luftë për kualifikim në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Hungarisë pësuan në ndeshjen e parë përballë zviceranëve të Young Boys me shifrat 3-2, shkruan Demokracia.com.
Në këtë përballje për hungarezët u paraqit edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.
I njëjti shpërdoroi një rast të artë në kohën kur rezultati ishte 1-1.
Uzuni dështoi ta dërgonte topin në rrjetë në 11 metërshi i penalltisë me ç’rast skuadra e tij nuk arriti ta merrte epërsinë, ndodhi kjo në minutën e 27-të.
Reprezentuesi i Shqipërisë luajti deri në katër minutat e fundit të kohës së rregullt të takimit.
Ndeshja kthyese do të luhet pas një jave në Hungari. /Demokracia.com