Kampioni i ri i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk ka gjetur kohë për ta parë nga afër një ndeshje futbolli.
Boksieri ukrainas u kap nga kamerat teksa po e shikonte nga tribunat VIP ndeshje e Ligës së Kampionëve mes Shakhtar Donetskut dhe Interit, shkruan Demokracia.com.
Usyk ditë më parë e mposhti Anthony Joshuan në “Tottenham Hotspur Stadium” për t’u stolisur me titujt e kampionit të botës në boks.
Për momentin, rezultati është i barabartë 0-0, ndërsa po rrjedhë minutën e 28-të e takimit në Kiev. /Demokracia.com