Sport
Usyk kampion bote në boks, mposht sërish Anthony Joshuan
Demokracia
07:57 | 21 Gusht 2022

Share:

Aleksandër Usyk është shpallur kampion bote në kategoritë IBO, IBF dhe WBO pasi e ka mposhtur rivalin e tij, Anthony Joshua.

Të dy boksierët aplikuan luftë direkte dhe shumë të ashpër që nga raundi i parë dhe lufta ishte shumë e barabartë deri në raundit e tetë kur britaniku filloi ta dominojë ukrainasin, transmeton KosovaPress.

Ofanziva e madhe e Joshuas erdhi na raundin e nëntë duke e dominuar totalisht Usykun, por ukrainasi i bë më i gjallë në raundin e radhës edhe pse hasi në kundërpërgjigje nga rivali i tij.

Në raundin e 11-të vazhdoi lufta e ashpër me të dy boksierët që sulmuan ashpër njëri-tjetrin dhe kërkonin goditjen fatale.

Edhe në raundin e fundit pati goditje të tmerrshme ndërmjet njëri-tjetrit dhe ne fund triumfi i takoi Aleksandër Usykut

Të dy boksierët në fund ngritën lartë flamurin e Ukrainës në mbështetje të këtij shteti në ballafaqimin e tyre me Rusinë.

Të ngjashme