Sport
Usyk: Fjuri është i fortë vetëm kur ndizen kamerat
Demokracia
12:05 | 08 Shkurt 2023

Share:

Ndërkohë që të gjithë presin zyrtarizimin e duelit të madh të peshës së rëndë në boks mes britanikut Tajson Fjuri e ukrainasit Oleksandr Usyk, palët ende duket se janë larg marrëveshjes.

Pas dështimit të organizimit të sfidës më 3 mars, tashmë është piketuar data 29 prill, por ende nuk ka asgjë konkrete. Duke folur për rivalin e tij britanik, boksieri ukrainas Oleksandr Usyk tregoi për anën emocionuese të boksierit britanik.

“Kur s’ka kamera, Tajson është krejt ndryshe. Ai bën rolin e “djalit të keq” vetëm kur janë kamerat e ndezura dhe të pranishme. Mendoj se ai e pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, të shohë veten në televizor dhe më pas të qajë paksa.

Tajsonit i pëlqen të qajë kur sheh veten. S’ka asgjë të keqe, pasi edhe unë kur shoh ndonjë film prekës emocionohem. Mendoj se kam arritur të hyj në mendjen e tij, ndërkohë që prej vitesh kam parë se si Fjuri ka hyrë në mendjen e rivalëve të tij. Këtë herë është ndryshe, jam unë në mendjen e tij dhe do ta mund”, tha Usyk.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024