Sport
Usyk, boksieri ukrainas që “demoloi” Joshuan muaj më parë, i bashkohet luftës kundër rusëve
Demokracia
16:34 | 28 Shkurt 2022

Share:

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk është regjistruar në Mbrojtjen Territoriale të Kievit në një përpjekje heroike për të mbrojtur atdheun e tij, pasi Rusia nisi pushtimin në territorin ukrainas.

Usyk u shfaq me mistraloz në duar i rrethuar nga disa persona të tjerë ukrainas të armatosur në një fotografi e cila është shpërndarë gjithandej në media, përcjell Demokracia.com.

Si Wladimir ashtu edhe Vitali Klitschko janë bashkuar gjithashtu me ushtrinë për t’u përballur me forcat ruse, me këtë të fundit që ka shërbyer si kryetar i kryeqytetit Kiev që nga viti 2014 dhe bëri një apel për vendet e tjera që të ndihmojnë në ndalimin e gjakderdhjes.

Tashmë atyre u është bashkuar Usyk, i cili, përpara se të kthehej në Ukrainë, po negocionte me Anthony Joshuan për duelin e dytë pasi e mposhti muaj më parë.

Ai revansh madje mund të pezullohet për shkak të krizës në Evropën Lindore.

Është një ndryshim i papritur i rrethanave për Usyk, i cili ishte në Sheffield javën e kaluar për të promovuar një lojë të ardhshme boksi.

Vladimir Putin më pas nisi sulmin e tij dhe Usyk u përball shpejt me akuzat se kishte udhëtuar në Ishull për të shmangur luftimet. Megjithatë ai duket se u ka mbyllur gojën kritikëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme