Lajme
Ushtruan dhunë ndaj një të miture, arrestohen burrë e grua në Rahovec
Demokracia
09:56 | 12 Janar 2023

Share:

Një burrë dhe një grua janë arrestuar mbrëmë në Rahovec, pasi kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një të miture.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë (burrë dhe grua) pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare të moshës së mitur.”, ka informuar Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara, pas intervistimit do të lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme