Lajme
Ushtron dhunë mbi familjarët e tij, arrestohet nga policia një person në Prizren
Demokracia
09:18 | 27 Janar 2021

Share:

Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në komunën e Prizrenit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Lidhur me rastin në fjalë është konsultuar prokurori i shtetit.

Siç njofton Policia, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme