Lajme
Ushtroi dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës së tij, arrestohet deçanasi
Demokracia
10:36 | 27 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e premte në Deçan.

Në raportin e Policisë thuhet se një person ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës së tij.

“DHUNË NË FAMILJE/Deçan 26.05.2023 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme