Lajme
Ushtrimi “Ujku i Çeliktë”, FSK njofton se përgjatë dy javëve do të ketë lëvizje të shtuara të konvojeve të tyre
Demokracia
12:29 | 01 Nëntor 2024

Share:

Për gati dy javë, konvoje të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të lëvizin nga kazermat e tyre në drejtim të Gjakovës për stërvitje.

FSK-ja ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për periudhën nga 3 deri më 14 nëntor kur ushtarët do të realizojnë ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”.

Konvojet do të lëvizin drejt Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 03-14 Nëntor 2024, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushorë ‘Ujku i Çeliktë’ ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit fushor ‘Ujku i Çeliktë’, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe të realizimit të ushtrimit”, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.

 

Të ngjashme