Lajme
Ushtria ukrainase pretendon se ka goditur me raketa luftanijen ruse
Demokracia
08:20 | 14 Prill 2022

Share:

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë arritur që ta godasin me predha kundër anijeve, luftanijen ruse e cila është përfshirë nga zjarri.

Por Moska thotë paska më ndryshe – duke theksuar se një raketë e tipit Moskva ishte dëmtuar rëndë kur municioni në depo shpërtheu, dhe u përfshi nga zjarri.

Madje janë munduar ta fshehin realitetin duke thënë se po hetojnë rastin – ku i tërë ekuipazhi është evakuuar.

E dy burime të forcave ukrainase theksuan se dy raketa kundër anijeve u lansuan, duke i shkaktuar dëme luftanijes ruse. Bëhet fjalë për dy raketa të tipit Neptune.

“Është përfshirë nga zjarri. Shkalla e dëmit është mbetet e paqartë. Anija po lundronte rreth 25 milje larg ishullit Gjarpri”, tha ndër tjera burimi i afërt me ushtrinë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që ishulli Gjarpër ka qenë simbol i rezistencës ukrainase që nga fillimi i pushtimit rus, ku na rikujton ushtarin ukrainas i cili pati sharë ekuipazhin e luftanijes ruse që i kishte kërkuar të dorëzohet, përndryshe do të bombardohet i tërë ishulli.

E pasi që ushtari ukrainas pati refuzuar një gjë të tillë, fillimisht ishte raportuar se ai është vrarë nga forcat ruse. Megjithatë më vonë ishte qartësuar se ai ka shpëtuar dhe për akt trimërie ishte nderuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes në Ukrainë.

Të ngjashme