Lajme
Ushtria siriane: Pesë të vrarë në sulmin izraelit në Damask
Demokracia
08:17 | 19 Shkurt 2023

Share:

Ushtria siriane ka thënë se pesë persona kanë vdekur pasi raketat izraelite goditën kryeqytetin Damask dhe zonat përreth.

Zyrtarët thanë se një ndërtesë u godit në lagjen qendrore Kafr Sousa, duke vrarë katër civilë dhe një ushtar, raporton BBC.

Ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte mbi sulmin.

Zyrtarët sirianë kanë thënë se sulmi ka shkaktuar dëme në disa shtëpi në lagjet e Damaskut dhe zona të tjera aty pranë.

Ndryshe, sulmi i sotëm ishte i pari që nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë i cili goditi veriperëndimin e Sirisë.

Të ngjashme