Lajme
Ushtria ruse sulmoi shkollën ku fshiheshin 200 persona në Severodonetsk
Demokracia
15:41 | 20 Maj 2022

Share:

Ushtria ruse ka qëlluar në një shkollë në Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore, ku fshiheshin më shumë se 200 njerëz, shumë prej tyre fëmijë, tha kreu i administratës shtetërore rajonale, Serhiy Haidai, në Telegram.

Haidai thotë se tre të rritur vdiqën dhe policia po përpiqet t’i zhvendosë njerëzit në një strehë tjetër.

Ai ka thënë gjithashtu se rreth 11 mijë shtëpi, nga të cilat pothuajse tremijë ishin ndërtesa të larta, janë “shkatërruar pjesërisht ose plotësisht” në Luhansk.

Haidai thotë se humbjet ekonomike vlerësohen të jenë qindra miliarda hryvnias.

Të ngjashme